Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia shpërndan me ujë protestuesit/ Ndërhyrja, pasi hodhën gurë dhe lëndë piroteknike

schedule18:07 - 25 Tetor, 2026

schedule 18:07 - 25 Tetor, 2026

Ekipi Fly Team i ABC News ka siguaruar pamjet e protestës së pasdites përpara kryeministrisë. Në ditën e 13-të të protestës, qytetarët u mblodhën fillimisht përpara ministrisë së Arsimit, ku më pas marshuan në drejtim të bulevardit Dëshmorët e Kombit. Ata sulmuan me gurë të dyja institucionet, ndërkohë që u përdorën edhe lëndë piroteknike.

Policia hodhi ujë dhe gaz lotsjellës për të bërë shpërndarjen dhe zhvendosjen e protestueve nga Kryeministria. Gazetarja Bleona Prengëzaj raporton se Policia ka kryer edhe disa shoqërime për personat që kanë kryer akte dhune.

 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!