Ekipi Fly Team i ABC News ka siguaruar pamjet e protestës së pasdites përpara kryeministrisë. Në ditën e 13-të të protestës, qytetarët u mblodhën fillimisht përpara ministrisë së Arsimit, ku më pas marshuan në drejtim të bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Deri në këto momente, janë shënuar incidente sporadike, fillimisht gurë drejt Ministrisë së Arsimit e më pas goditje ndaj kryesisë së Kuvendit.
Forcat e Policisë ndodhen në vendngjarje, ku kanë përsëritur thirrjet ndaj protestuesve për distancim ndaj dhunës. / abcnews.al /


