Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet/ Gazetarja: Pjesëmarrje masive në Preshevë e Bujanoc, shqiptarët synojnë deri në 3 ulëse në Kuvend

schedule17:36 - 25 Tetor, 2026

schedule 17:36 - 25 Tetor, 2026

Gazetarja e Klan Kosovës, Altiana Zogaj, ka komentuar ecurinë e zgjedhjeve në Preshevë dhe Bujanoc, duke theksuar se pas një mëngjesi me pjesëmarrje të zbehtë, pas orës 12:00 në komunën e Preshevës ishin mbi 12 mijë qytetarë. Sipas Zogajt, e njëjta situatë është vërejtur edhe në Bujanoc, ku nuk janë raportuar parregullsi.
Ndërkohë, gazetarja theksoi se gara kryesore zhvillohet mes Aleksandër Vuçiçit dhe listës studentore.

Sa u përket përfaqësuesve shqiptarë, Zogaj vlerësoi se gjasat janë që ata të sigurojnë një ose dy ulëse në Kuvend, duke marrë parasysh pjesëmarrjen tejet masive në zgjedhje.

“ Mëngjesi ishte i zbehtë, teksa pas orës 12:00, në komunën e Preshevës kishte mbi 12 mijë qytetarë. E njëjta situatë është parë edhe në Bujanoc, ku nuk ka pasur parregullsi. Ne patëm mundësinë të kishim deklarimet edhe të prijësve shqiptarë, të cilët u shprehën optimistë se mund të kenë 3 ulëse nga 250 në Kuvend.



Një ‘luftë’ më e madhe po bëhet mes Aleksandër Vuçiçit dhe listës studentore; nuk dihet cili do të jetë rezultati. Gjasat janë që të ketë një ose dy ulëse të shqiptarëve, sepse pjesëmarrja është tejet masive.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!