Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Maskat përfaqësojnë krimin e organizuar”/ Rama: Dëmshpërblim për bizneset e dëmtuara

schedule11:10 - 25 Tetor, 2026

schedule 11:10 - 25 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë të re ligjore kundër dhunës urbane, ndërsa ka deklaruar se bizneset e dëmtuara gjatë protestave në Tiranë do të dëmshpërblehen.
Sipas tij, personat që fshihen pas maskave dhe përfshihen në akte dhune përfaqësojnë një rrezik për rendin publik.

Në reagimin e tij pas përplasjeve të mbrëmshme në kryeqytet, Rama akuzoi Partinë Demokratike se ka kaluar nga prapavija në organizimin e drejtpërdrejtë të asaj që ai e cilësoi si dhunë urbane.

“Pas një tjetër vale dhune mbrëmë në qendër të Tiranës, ku PD doli nga prapavija në ballë të ushtrimit të dhunës urbane dhe godina e saj u kthye në strehim politik dhe në pikë furnizimi me lëndë plasëse të dhunuesve të mbledhur mbrëmë nga të katër anët dhe katër burimet e kësaj flame antidemokratike”, u shpreh Rama.



Kryeministri theksoi gjithashtu se qeveria synon të ndërmarrë masa të reja ligjore për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të dhunshme dhe për të mbrojtur qytetarët e bizneset nga dëmet e shkaktuara gjatë protestave.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:

Një akt normativ për dëmshpërblimin e menjëhershëm të biznesit të vogël, një ligj i posaçëm për riparimin e dëmeve, disa ndryshime në ligjin “Për tubimet”, një Regjistër Elektronik i Posaçëm për dhunuesit urbanë, një ndryshim në Kodin e Etikës së mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Instrumenti i parë: Akti normativ për dëmshpërblimin e menjëhershme të biznesit të vogël.

Ky akt vjen si mbështetje e menjëhershme financiare për ata që u dëmtuan nga thyerjet, grabitjet, zjarri.

Me këtë akt shteti do të mbulojë nga 100% të dëmeve materiale për më të vegjëlit deri te minimumi 70% për më të mëdhenjtë – në bazë kriteresh të mirëpërcaktuara dhe gjithnjë brenda fashës së bizneseve me xhiron vjetore deri në 140 mijë euro.

Kështu bizneset të cilat i kanë depozituar tanimë aplikimet e tyre, bashkëngjitur dokumentacionin e dëmeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nuk do të presin me vite proceset gjyqësore për dëmshpërblimin e tyre.

Nga ana tjetër ata që u përfshinë në këto akte ku thyen, shkatërruan, dogjën dhe dëmtuan bizneset, e për të cilët gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin, do të paguajnë secili pjesën e vet të gjobës për dëmet e shkaktuara.

Për dëmet e shkaktuara nga të miturit, përgjegjësia për mbulimin e pjesës së dëmit kalon te prindërit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!