Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do ta shuajmë këtë flamë”, Rama: Dhunuesit asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të një matufi

schedule11:07 - 25 Tetor, 2026

schedule 11:07 - 25 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një paketë të re ligjore kundër dhunës urbane, duke deklaruar se qeveria do të përballet me vendosmëri me personat që, sipas tij, nxisin dhe organizojnë akte dhune gjatë protestave.

“Edhe këtë flamë  fatkeqësie jonatyrore do ta shuajmë me patjetër, nga njëra anë me vendosmëri përballë dhunuesve që nuk kanë asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të një matufi që e ka katandisur PD-në në maskë dhune, të ekstremistëve Antifa dhe duarve të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE dhe që nxisin maskat që pretendojnë se përfaqësojnë studentët”, deklaroi Rama.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Edi Rama:



Jini të sigurt, se edhe këtë flamë fatkeqësie jonatyrore, do ta shuajmë me patjetër.

Nga një anë, me durim e vendosmëri përballë dhunuesve, të cilët nuk kanë asnjë shans t’i diktojnë Shqipërisë sallatën e prishur të një matufi që e ka katandisur PD-në në një maskë dhune, të ekstremistëve të Antifas që glorifikojnë dhunën kudo në Europë dhe të duarve të huaja që nuk e duan Shqipërinë në Bashkimin Europian e që nxisin maskat që pretendojnë se përfaqësojnë studentët, por që në fakt, më shumë se sa studentë, përfaqësojnë edhe vetë krimin e organizuar.

Dhe nga ana tjetër, me adresim të kërkesës legjitime të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, të cilët me plotë të drejtë presin më shumë drejtësi në rishpërndarjen e të ardhurave nga rritja e ekonomisë dhe më shumë garanci në shkallën e meritës në punë.

Projekt-Buxheti i vitit 2027, të cilin do ta prezantojmë në ditët e para të javës, vjen me plot risi pozitive në drejtim të pikërisht familjeve të zakonshme, të shërbimeve për qytetarët e të të rinjve dhe studentëve po ashtu.

Në ndërkohë, pas një pune intensive në bashkëpunim me ekspertë europiane, si edhe në koordinim të ngushtë me partnerët italianë e francezë, duke u mbështetur në modelin e adaptuar së fundmi prej tyre përballë të njëjtës flamë antidemokratike, bazuar gjithashtu në jurisprudencën e Gjykatës Europiane, kemi gati paketën ligjore të masave kundër dhunës dhe anarkisë urbane.

Kjo paketë ligjore ka një bazë parimore shumë të qartë: Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari.

Çdo masë e propozuar është përputhur me nenin 47 të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, nenin 11 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, Udhëzimet e Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it për lirinë e tubimit paqësor.

Përgjegjësia është gjithmonë vetjake, masat e mundshme kufizuese janë të përkohshme e të arsyetuara, çdo kufizim i rëndësishëm është i kontrollueshëm nga gjykata.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!