Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Faik Basha: Ka thirrje në rrjete sociale për jetën e policëve. Nuk janë studentë, por grupe paramilitare

schedule18:32 - 24 Tetor, 2026

schedule 18:32 - 24 Tetor, 2026

Eksperti i sigurisë, Faik Basha thotë se objektiv i protestuesve të dhunshëm kanë qenë punonjës të Policisë së Shtetit.

Në një intervistë për “Breaking News” në ABC News, Basha u shpreh se në rrjetet sociale, ka thirrje për goditjen e vrasjen e policëve.

Basha shtoi se kjo nuk është protestë e studentëve, por kemi të bëjmë me grupe paramilitare



“Objektiv i drejtpërdrejt kanë qenë punonjës të policisë. Ne nuk kemi parë në vende të tjera, të përdoren bomba molotovi ndaj policisë. Policia nuk është e përgatitur për të luftuar me armë. Besoj se do jetë lëndë piroteknike me fuqi të madhe. Mund të shkaktojë vdekje të punonjësit të policisë nëse shpërthen afër. Në dijeninë time, hyjnë te ato lëndë piroteknike të palejuara. Nuk lejohet përdorimi i tyre. Duhen parë të dhënat teknike dhe taktike. Besoj që do të hetohet dhe do të dalim në një përfundim. Kemi të bëjmë me grupe të organizuara, deri paramilitare. Dhuna e përdorur, pajisjet e përdorura janë të rrezikshme. Janë shpallur grupe terroriste. Deri tani, është bërë publik një manual, por janë 3 manuale të ndryshme. Grupet që janë sot duke u përballur me policinë, janë nën hetim. Një nga thirrjet që bëhen nga anëtarët e grupit, është goditja dhe vrasja e punonjësve të policisë. Struktura të RENEA-s kanë vlerësuar rrezikun. Policia në protestë është e paarmatosur. Nuk janë studentë të inatosur, por grupe paramilitare”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!