Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Dy policë në flakë”/ Faik Basha: Sulmi sot, sipas manualit të kaosit. Molotovi përdoret për të eleminuar njerëz

schedule18:22 - 24 Tetor, 2026

schedule 18:22 - 24 Tetor, 2026

Eksperti i sigurisë, Faik Basha se nga përdorimi i bombave molotovë prej protestuesve të maskuar, kanë lënduar dy policë, të cilët morën flakë.

Në një intervistë për “Breaking News” në ABC News, Basha u shpreh se sulmi i sotëm ndaj policisë, është kryer sipas një manueli ushtarak për të krijuar kaos.

Basha shtoi se molotovi është hedhur nga protestuesit për të eleminuar njerëz.



“Kjo betejë i ka kaluar kapacitetet dhe përshkallëzimi i saj është përtej kapacitetet të Policisë së Shtetit. Kemi të bëjmë me përdorim të bombës molotovë, është armë ushtarake e përdorur nga grupe të mirëtrajnuara. Punonjësit e policisë përballë kësaj arme janë të pambrojtur. Janë dy punonjës policisë të përfshirë nga flakë, njëri që kalon nga ana e majtë dhe tjetri nga ana e djathtë e ekranit. Koktej molotov është hedhur mbi 10 punonjës policie. Sulmi që shohim është për të eleminuar. Nuk është armë që punonjësit e policisë të kenë mjete për ta menaxhuar. Është armë e përdorur vetëm për djegien e objekteve dhe mjeteve të blinduara ushtarake. Nuk besoj se ne kemi sot studentë që janë të trajnuar për të përdorur armë të tilla. Fishekzjarret janë të rrezikshme, nuk lejojnë punonjësit e policisë të organizohen. Dua të ndaj një lajm që është bërë publik nga Fox News, ka bërë publik detaje si organozhen këto protestues. Është bërë publik një nga manualët ushtarakë, grupe të caktuara kanë financime. Nuk kemi të bëjmë me protestë, me studentë, është tentativë për të manipuluar. Përdorimi i molotovit është vepër penale. Fishekzjarret janë për të maskuar. Pas këtyre, qëllohet me molotov “, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!