Harry Kane do të operohet. Klubi i Tottenham ka sqaruar se sulmuesi i tyre do të duhet të operohet. ky vendim është marrë pasi stafi mjekësor ka parë me vëmendje gjendjen e lojtarit të kombëtares angleze.
“Pas kontrolleve të kryera nga stafi ynë gjatë javës së shkuar, konfirmojmë se Kane do operohet për riparimin e një tendine të këputur në kofshën e majtë”, shkruhet në komunikatën e Tottenham, shpërndarë në rrjetet sociale.
Klubi londinez ka dhënë informacion edhe për kohën e rikuperimit të Kane, teksa bën me dije se shpresohet që sulmuesi të rikthehet në stërvitje në muajin prill. Gjatë kësaj periudhe trajneri Jose Mourinho duhet të bazohet te lojtarët e tjerë.
Kane është shënuesi më i mirë i Tottenham, me 11 gola të realizuar në kampionat. Dele Alli dhe Son kanë shënuar së bashku aq, 6 anglezi dhe pesë koreani. /abcnews.al