Los Angeles Lakers nisën me fitore “erën” pas LeBron James, ndërsa në debutimin e tyre në sezonin e ri të NBA kaluan 127-105 një test të vërtetë force kundër Golden State Warriors.
Luka Doncic mori menjëherë rolin e liderit. Basketbollisti slloven u shpall lojtari i ndeshjes, falë statusit të shënuesit më të mirë me 28 pikë, falë një përqindje mbreslënëse në gjuatjet nga fusha. Ai i shtoi paraqitjes së tij, tetë topa të kapur në tabelë dhe shtatë asistime për shokët e ekipit.
Koshi që tregon mbrëmjen e madhe të Doncic ishte ai për tre pikë, thuajse nga mesi I fushës.
Një tjetër protagonist absolut për Lakers ishte Walker Kessler, gjigandi I qëndrës I bashkuar me skuaadrën kaliforniane vetëm në verë. Në debutimin e tij ai shënoi 26 pikë, ndërsa mori një vend në klubin e më të mëdhenjve të Lakers. Kessler shënoi 12 kosha radhazi, ndërsa më mirë se ai ka bërë vetëm Wilt Cahmberlain me 14 të tillë. Po ashtu, barazoi Shaq O’Neal me 10 zhytje radhazi. Nuk zhgënjeu as Asutin Reavs, që shtoi 23 pikë nga ana e tij në fitoren e madhe të skuadrës së tij.
Nga ana tjetër, me shumë mungesa të rëndësishme si ato të Jimmy Butler dhe Moses Moody, për Warriors nuk mjaftoi ylli i skuadrës Stephen Curry. Ai e nisi ndeshjen në mënyrën më të mirë, duke mjatur në lojë ekipin nga San Francisco në 21 minutat që qëndroi në parket, ku shënoi 23 pikë.
Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes në NBA, fitore të rëndësishme siguruan Minnesota TimberWolWes, Washington Wizards, Houston Rockets dhe Los Angeles Clippers. Por suksesi me diferencën më të madhe ishte ajo e Toronto Reptors me 43 pikë ndaj Chicago Bulls.


