Një autobus i linjës Berat – Tiranë ku shumica e udhëtarëve janë turistë është përplasur me një automjet tip BMW.
Nga përplasja janë lënduar lehtë disa udhëtare kurse drejtuesi i mjetit BMW është dërguar në spital. Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Barbullinjë.
Policia rrugore po heton për shkaqet e aksidentit por sipas të dhënave paraprake, mjeti tip BMW i ka prerë rrugën autobusit, drejtuesi i të cilit megjithëse ka frenuar nuk ka mundur të shmangë përplasjen e fortë duke bërë që makina të përfundojë në murin mbrojtës të një biznesi.
Po kryhen veprimet hetimore ndërsa udhëtarët kryesisht të huaj janë në pritje që agjencia e udhetimit të sjellë një tjetër mjet transporti për të shkuar në destinacionin e tyre./abcnews.al


