Më në fund pak Serie A në Champions League, pasi Roma dhe Napoli siguruan fitoret e tyre të para, vetëm në xhiron e tretë të sfidave në fazën e ligës.
Skuadra romane triumfoi 4-0 kundër Slovan Bratislava, duke marrë tri pikët e para në Champions.
Gjithçka e lehtë për të zotët e shtëpisë, që e vranë garën që në pjesën e parë.
Hermoso në minutën e 21-të hapis serinë e golave.
Përpara pushimit, Molina dyfishoi shifrat dhe ktheu të qetë të zotët e shtëpisë në dhomat e zhveshjes.
Në fraksionin e dytë, skuadra e Gasperinit vulosi suksesin me dy gola të tjerë.
Në minutën e 52-të, Pisilli thelloi diferencën, ndërsa nga pika e penalltisë në të 56-ën, Malen plotësoi “pokerin” e rrjetave dhe fitoren e Romës, që pas tre ndeshjeve në Champions ka grumbulluar katër pikë.
Për herë të parë në Europën e madhe të futbollit feston edhe Napoli, që me shumë vështrësi kaloi në shtëpi 4-3 Bodo Glimt.
Pa u plotësuar minuta e parë e sfidës, Politano kaloi vendasit në epërsi epërsi.
Por ideja e krijuar për një fitore të lehtë u zbeh shumë shpejt.
Hauge barazoi për norvegjezët në të 27-ën, por katër minuta nga fundi I pjesës së parë, McTomminay ktheu edhe një herë të epërsi napolitanët.
Pas pushimit, Helmersen barazoi në 2-2 shifrat e rezutatit, por shpresat e Bodo Glimt për një rezultat pozitiv u zbehën kur goli i dytë I McTomminay dhe autogoli i Bjortuf i dha një diferencë qetësie vendasve, që gjithsesi duhet të vuanin deri në fund, pasi Fet shënoi për 4-3 në minutën e katërt shtesë.
Në fund, Napoli arriti të ruante fitoren e parë në Champions, që qetëson edhe pankinën e Allegrit, pas dy humbjeve radhazi.


