Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dhunuesit, në listën e zezë Schengen/ Pjesë e masave kundër dhunës së organizuar kundër shtetit

schedule10:32 - 20 Tetor, 2026

schedule 10:32 - 20 Tetor, 2026

Personat dhunues në protestë do të përballen me masa shumë të ashpra për aktet e tyre. Një prej tyre është ndalimi për të hyrë në vendet e zonës Shengen, sipas propozimit të grupit të punës , të ngritur tashmë.

“Të gjithë ata që kryejnë akte dhune do të përfshihen në një listë të zezë në sistemin TIMS dhe do të jenë aty që të mos lejohen të hyjnë në vendet e BE-së”, sqaroi një burim nga ky grup pune.

Kjo do të jetë një listë e zezë, që krijohet mbi bazën e të dhënave të perosnave me prirje kriminale dhe të përfshirë në akte vandalizmi ditët e fundit. Për këtë litsë duket se janë të interesuar edhe vetë vendet e Bahskimit Europian, që së fundmi disa prej tyre po përballjen njëlloj me protesta të dhunshme në rrugë, kryesisht nga të rinj.



Tirana mund të përcjellë informacione dhe t’u kërkojë partnerëve vlerësimin e tyre, ndërsa vendimi për ndalimin e hyrjes do të mbetej në kompetencën e autoriteteve përkatëse të shteteve pritëse. Edhe vetë Kodi I Kufijve Shengen e parasdhikon një masë e tillë ndalimi.

Në nenin 6 të një  rregulloreje parashikohet, ndër kushtet për hyrjen e shtetasve nga vendet e treta për qëndrime afatshkurtra, konsiderohen edhe perosonat që kërcënojnë rendin public, sigurinë e brendshme ose marrëdhëniet ndërkombëtare të njërit prej shteteve anëtare.

Pra, një vlerësim i rrezikshmërisë mund të justifikojë refuzimin e hyrjes.

Kjo është një prej strategjive që po harton policia që këto dita ka ndaluar mbi 200 persona për protestat e të rinjve në kryeqytet. Por masat, të paralajmëruara edhe nga kryeministri gjatë dy ditëve të fundit, do të jenë disa, që nga masat administrative për familjet, fëmijet e të cilëve kapen në akte dhune, apo ato të heqjes së mbështetjes financiarisht për studentët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!