Bilanci i të lënduarve nga protestat e dhunshme në Tiranë vijon të rritet. Vetëm gjatë protestës së djeshme, në spital janë paraqitur për ndihmë mjekësore 7 persona, mes tyre kalimtarë, përfaqësues të mediave dhe një efektiv policie.
Shtatë persona kanë marrë ndihmë mjekësore pas protestës së djeshme në Tiranë, ku situata u shoqërua me episode dhune.
Sipas të dhënave, në spital janë paraqitur 4 kalimtarë, 2 përfaqësues të mediave dhe një efektiv policie, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, që prej 13 tetorit, numri i personave të lënduar që kanë marrë trajtim mjekësor ka arritur në 310.
Nga totali i të lënduarve:
191 janë punonjës të Policisë së Shtetit;
88 janë protestues;
31 janë kalimtarë.
Shifrat tregojnë përmasat e pasojave të protestave në kryeqytet, ku mes personave të lënduar ka punonjës policie, pjesëmarrës në tubime dhe qytetarë që ndodheshin rastësisht në zonat ku u zhvilluan protestat.


