Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protestues nga VetëVendosja në Tiranë/ Zogjani: Ne nuk duhet të jemi pjesë e këtyre protestave, të kësaj rrëmuje

schedule17:22 - 22 Qershor, 2026

schedule 17:22 - 22 Qershor, 2026

Pjesëmarrja e Lëvizjes Vetëvendosje në protestat e fundit në Tiranë ka nxitur reagime dhe debate të forta mes njohësve të zhvillimeve politike. Jeton Zogjani, analist politik nga Kosova, u ka bërë thirrje qytetarëve dhe faktorëve politikë kosovarë që të distancohen nga këto organizime, duke e cilësuar përfshirjen e tyre si të panevojshme dhe jashtë kompetencave të tyre.

Sipas Zogjanit, e ardhmja politike e Shqipërisë u përket vetëm qytetarëve të saj, ndërsa ngriti dyshime se pas këtyre lëvizjeve mund të fshihen interesa të qarqeve të caktuara për të krijuar trazira. Ai theksoi gjithashtu se ky moment duhet të shërbejë si një mësim që as Kosova dhe as Maqedonia e Veriut të mos mbajnë anë në zhvillimet e brendshme politike të Shqipërisë.

Ne nuk kemi se si të bëhemi pjesë e protestave. S’kemi se si ne të bëhem pjesë të ardhmes së fëmijëve tuaj. Duam që ta shikojmë Shqipërinë pjesë të BE, ta shikojmë të lulëzojmë. Është e panevojshme dhe aspak e nevojshme që të bëhemi  pjesë, sepse nuk na përket.



Kam dyshimet e mia që mund të jetë e shtyrë nga qarqe të caktuara që të bëhet e gjithë kjo zhurmë. Mos të bëhemi pjesë e kësaj rrëmuje që nuk na përket. Kjo na ka mësuar edhe një gjë, Shqipëria duhet të mësojë që edhe në RMV dhe Kosova nuk duhet të marrin pjesë të një ane politike”, tha analisti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!