Kryeministri Edi Rama thotë se duar të huaja dashakeqe kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë, teksa prej një jave, në kryeqytet po zhvillohet protestë e dhunshme.
Nga Ministria e Arsimit, me ministren Mirela Kumbaro, Rama deklaroi se qëllimi është të frenohet procesi i negociatave me BE.
“Duart që janë futur këtu, për të shfrytëzuar manifestimin e pakënaqësisë qytetare në qershor, legjitim dhe i respektueshëm, janë duar që së bashku, kërkojnë të shfrytëzojnë një moment, boshllëk, për të frenuar ecurinë e vendit tonë, për të destabilizuar një vend që ka eksportuar stabilitet dhe për ta frenuar procesin e negociatave me BE”, theksoi ai./abcnews.al


