Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Protesta nuk ka të bëjë as me studentët, as me nxënësit”/ Rama: Dhunë nga të rinj të ekstremizuar

schedule08:10 - 20 Tetor, 2026

schedule 08:10 - 20 Tetor, 2026

Kryeministri Edi Rama deklaroi se protesta e dhunshme në kryeqytet nuk ka të bëjë as me studentët, as me nxënësit.

Nga Ministria e Arsimit, me ministren Mirela Kumbaro, Rama u shpreh se dhuna është kryer nga të rinj të ekstremizuar.

“Ky institucion është bërë objekti i sulmit dhe në fakt i një agresioni të vërtetë me gurë të shkulur nga trotuaret e “Rrugës së Durrësit” dhe është vendosur në qendër të vëmendjes. Për të kamufluar çka në të vërtetë është në burimin e helmuar të kësaj proteste, për të krijuar idenë se kjo është protestë për arsimimin, e studentëve dhe për të justifikuar të gjithë këtë valë dhune, ka të bëjë me një grup njerëzish, ku ka nga të gjithë. Ka edhe studentë, të cilët janë të ekstremizuar në pikëpamjet e tyre. Problemi nuk janë dhe nuk do jenë studentët dhe qytetarët që ushtrojnë të drejtën e protestës. Këtu flasim për ushtrimin e dhunës”, theksoi ai./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!