Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E rëndë në Kamëz/ Vriten me armë dy vëllezër, një tjetër mbetet i plagosur. Kapet autori

schedule12:52 - 19 Tetor, 2026

schedule 12:52 - 19 Tetor, 2026

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Kamëz, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri ndërsa një i tretë është plagosur. Tre vëllezërit u përfshinë në një konflikt, i cili dyshohet të ketë nisur për motive banale.

ABC News mëson se një prej viktimave, Selam Islamaj ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa vëllai i tij Nazmi Islamaj ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në spital. Sakaq, te Trauma po merr mjekim Shefqet Islamaj, i cili mësohet se ka mbëtur I plagosur rëndë nga të shtënat me armë.

Sakaq, autori i krimit të dyfishtë Ngushellim Manzi, fqinj me tre vëllezërit është arrestuar nga policia.



Paraprakisht, dyshohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur për motive banale. Policia ndodhet sakaq në vendngjarje./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!