Para godinës së Ministrisë së Arsimit në “Rrugën e Durrësit”, ka filluar mbledhja e protestusve, në ditën e shtatë.
Krahas godinës së minsitrisë, janë disa force policie, teksa aktualisht, situata paraqitet e qetë.
Përshkallëzimi i dhunës ditët e fundit nxiti reagime nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
Komisioni Evropian dënoi sulmet ndaj institucioneve dhe dëmtimin e pronës, duke theksuar njëkohësisht të drejtën e qytetarëve për protesta paqësore.
Përfaqësuesit e BE-së kërkuan që autoritetet të veprojnë në përputhje me ligjin dhe të përdorin forcë proporcionale.
Ambasada amerikane në Tiranë bëri thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të dhunës, ndërsa disa ligjvënës amerikanë, përfshirë Joe Wilson dhe Keith Self, shprehën shqetësim për situatën dhe kërkuan respektimin e të drejtave të protestuesve./abcnews.al


