Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parlamenti Europian kundër dhunës në Tiranë: Të ndalen sulmet dhe shkatërrimi i institucioneve dhe pronës private

schedule11:32 - 19 Tetor, 2026

schedule 11:32 - 19 Tetor, 2026

Vijojnë reagimet e Brukselit kundër dhunës këto ditë në Tiranë. Këtë të hënë thirrjeve për shëngie të dhunës dhe vetëpërmbajtje vjen nga Parlamenti Europian.  Marco TARQUINIO, që kryeson delegacionin e BE për marrëdhniet me Shqipërinë dhe Andreas SCHIEDER, Raportues për Shqipërinë kanë dënuar përshkallzimin e dhunës nga protestuesit këto 6 ditët e fundit.

“Dënojmë përshkallëzimin e dhunshëm të këtyre protestave, sulmet ndaj institucioneve publike dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. U bëjmë thirrje protestuesve të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të përmbahen nga çdo akt dhune” thuhet në deklaratë.

Një thirrje Parlamenti Europian ia drejton dhe institucioneve për reagimin në protestë.



“U bëjmë thirrje autoriteteve të përdorin vetëpërmbajtje. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve përkatëse të bëjnë çmos për të përcaktuar përgjegjësinë individuale për çdo akt dhune, përfshirë përdorimin e tepërt të forcës”, vijon deklarata.

Këto akte dhunë vijon reagimi duhet të shamngen dhe protesta të ushtrohet në mënyrë paqësore.

“Protestuesit – në këtë rast, të rinjtë – kanë të drejtë të shprehin pikëpamjet e tyre, veçanërisht për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në të ardhmen e tyre. Prandaj, ne i nxisim autoritetet të mbrojnë ushtrimin e lirisë së tubimit, përfshirë protestën paqësore”, theksohet në deklaratë. 

Rruga e zgjidhjes për situatën e fundit në vend duhet të gjendet përmes dialogut, sic PE-së shprehet, paqësor, konstruktiv dhe të sinqertë midis të gjithë palëve për tu adresuar cdo ankesë nga protesuteist. Kjo theksojnë dy zyrtarët e PE-së duhet të ndodh në përputje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!