Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bejko i ashpër me klasën politike: Kanë ‘vrarë’ demokracinë në Shqipëri!

schedule23:15 - 17 Tetor, 2026

schedule 23:15 - 17 Tetor, 2026

Analisti Roland Bejko ka komentuar protestat në Shqipëri, duke u shprehur kundër akteve të dhunës, të cilët janë regjistruar në bulevard  kundër Policisë dhe në disa rrugë të tjera të kryeqytetit. Bejko theksoi se dhuna nuk është e pranueshme, por shtoi se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, madje edhe përmes bllokimeve, për sa kohë që këto veprime nuk shoqërohen me dëme.

Duke komentuar përgjegjësinë e klasës politike, ai tha se të dyja palëve ka dëmtuar demokracinë në Shqipëri. Në përfundim, Bejko u bëri thirrje partive politike të distancohen nga dhuna.

“ Protesta e dhunshme nuk janë në traditën tonë, Jam për protestë masive, Jam për bllokime, por pa dëme. E favorizon arroganca qeveritare dhe arroganca opozitare të cilët e kanë vrarë demokracinë në Shqipëri, ai në opozitë e ka kapur opozitën me mjete të dhunshme dhe ka vrarë shpresën e qytetarëve.



Ky tjetri katër mandat, edhe sikur të kishte qeverisë në mënyrë të shkëlqyer do iu ishte mërzitur. Partitë politike duhet të distancohen nga dhuna, sepse dhuna nuk është atribut i partive politike”, tha ai.

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!