Në ditën kur protesta u duk më e zbehtë, në ndihmë asaj i erdhi personazhi me emrin Elisa, siç dhe vetëquhet në letrën e hapur që i drejtohet kryeministrit, deputetja Spiropali. Kryeministrit ajo i drejtohet thjesht me emrin Edi, në emër të konfidencës së dikurshme.
Konfidencë që humbi pasi Edi i saj e largoi nga qeveria. Dhe tani që qeveria e Edit përballet me krizën më të fortë në 14 vjet, Elisa i bëri atij thirrje t’i thërriste mendjes. Edi nuk ka prerë në besë vetëm Elizën.
Analisti Albatros Rexhaj thotë se Elisa Spiropali duhet të ishte distancuar nga dhuna në protestë.
Në një intervistë për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, Rexhaj u shpreh se ata që protestojnë dhunshëm, i frikësohen hyrjes së Shqipërisë në BE.
Sipas tij, duke shkaktuar kaos, ata po tentojnë të shtyjnë integrimin e vendit.
“Ajo çfarë duhet kuptuar nga kjo letër, është që Elisa mori autorësinë, është hera e dytë. Tani kemi të bëjmë me manifestim të dhunshëm. Dhuna nuk justifikohet, dhuna është zgjedhje. Situata në Shqipëri është tjetër. Shqipëria është demokraci. Këta duan që elita aktuale socialiste të zëvendësohet me elitë socialiste tjetër. Është eksperiment i çuditshëm. Sikur ajo të ishte distancuar nga dhuna, do kishim temë tjetër. Dhuna nuk justifikohet. Nuk jemi përballë një regjimi që po i terrorizon njerëzit. Mendoj se ajo e ka gabim.
Nuk ka çfarë një deputeteje si një Elisa Spiropali, kur njerëzit e djegin vendin. Sot, PD është problemi më i vogël. Nëse ajo do dialog, duhet të tregojë sa batalion ka mbrapa. Ku është forca jote politike që ndodhet mbrapa vetes. Edi Rama kërkon të fusë vendin me rregulla, është normale që do ketë rezistencë nga këta. Këta njerëz frikësohen nga futja e BE, hajde të bëjë trazira, që futja në BE të shtyhet. Ky është qëllimi i këtyre njerëzve”, theksoi ai./abcnews.al


