Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 14 persona të lënduar, mes tyre 8 efektivë e 2 të mitur

schedule16:20 - 15 Tetor, 2026

schedule 16:20 - 15 Tetor, 2026

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se, në Spitalin Universitar të Traumës, janë paraqitur gjithsej 14 persona të lënduar, nga të cilët 8 efektivë policie, 4 protestues dhe 2 të mitur.

Aktualisht, në spital vijojnë të marrin kujdes mjekësor 4 efektivë policie, dy prej të cilëve në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa një efektiv nga Shkodra ndodhet në monitorim intensiv. Po ashtu, vijojnë të marrin trajtim mjekësor 4 protestues, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Njëri prej të miturve është larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, pas marrjes së trajtimit mjekësor dhe nën kujdesin e ekipit mjekësor, me praninë e psikologut. Ai është larguar jashtë rrezikut për jetën, i shoqëruar nga prindi.



Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është paraqitur sot vetëm një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin mjekësor, është larguar sipas rekomandimit të mjekëve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!