Tashmë është në kuotën 9.
Kaq janë golat e Taulant Seferit në Ligën e Parë të Turqisë këtë sezon, të cilëve u shtoi dy në ndeshjen e fundit.
Sulmuesi I kombëtares shqiptare, I rikthyer në formë, dhe I rikthyer në grumbullimin kuqezi nga trajneri Rolando Maran, tregoi sërish vlerat e tij, ndërsa Kaiserispor fitoi 4-0 jashtë fushe.
Seferi realizoi në minutën e 24-ët dhe të 53-ën, fillimisht për shifrat 2-0 dhe pastaj për 4-0.
Seferi ka 9 gola në 10 ndeshje, ndaj 12 që ka numri 1 I renditjes së Këpucës së Artë, Iheanaço I Bursasporit.
Në garën e golit është edhe Rej Manaj, që ka 8 rrjeta dhe vazhdon garën me yllin tjetër shqiptar dhe me Iheanaçon për të fituar titullin e shënuesit më të mirë të sezonit.
Kaiserispor mban fort vendin e parë në Ligën e Parë turke pas 10 javëve të luajtura, me 25 pikë ndaj 20 rivalit kryesor Idir, edhe pse Bursaspor mund të afrohet sepse ka një ndeshje më pak.
Shpresa është e madhe, që Seferi të jetë sezonin e ardhshëm në Superligën turke, madje me ekipin e tij, ndërsa Manaj mund t’ia dalë falë aftësive personale dhe të gjejë një skuadër tjetër, sepse Sivaspori e ka të vështirë ta realizojë këtë objektiv këtë vit.


