Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përpjekje për protesta në rrethe/ Bojkote të pjesshme, thyhen xhama në Korçë e Shkodër

schedule13:47 - 15 Tetor, 2026

schedule 13:47 - 15 Tetor, 2026

Ndryshe nga Tirana, në qytetet e tjera të vendit, gjimnazistët nuk bojkotuan mësimin, por protestën. Në Durrës, një grusht protestuesish, mes tyre simpatizantë të Partisë Demokratike dhe pjesëtarë të Forumit Rinor Demokrat, u mblodhën para bashkisë.

Pjesëmarrja mbeti e kufizuar, ndërsa gjimnazet vijuan procesin mësimor dhe qytetarët nuk iu bashkuan tubimit.

Në Vlorë, një pjesë e studentëve bojkotuan mësimin dhe dolën në rrugë, ndërsa në disa fakultete, mes tyre ai i Shkencave të Natyrës, mësimi vijoi normalisht.



Edhe në Shkodër, protesta u përqendrua te një grup studentësh të Fakultetit të Gjuhëve në Universitetin “Luigj Gurakuqi”.

Më vonë, sulmuan me gurë godinën e bashkisë së Shkodrës. Në Korçë, një grup gjimnazistësh u përfshi në incidente pranë gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, ku u thyen disa xhama.

Gjatë shoqërimit në komisariat, protestuesi dhunoi fizikisht shefin e Korçës. Në Fier dhe Lushnjë, grupe nxënësish u grumbulluan në sheshet kryesore. Në Fier, një grup gjimnazistësh të shkollës “Petro Sota” u shpërnda brenda pak minutash, ndërsa në Roskovec u raportua bojkot nga disa grupe nxënësish.

Në qytetin e Fierit, tubimi vijoi në formën e një marshimi, pa përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.Ndërsa në Elbasan, protesta u shoqërua me grumbullimin e gjimnazistëve dhe shoqërimin e tre të rinjve nga policia.

Në qytetet ku pati tubime, forcat e rendit u pozicionuan në sheshet kryesore, duke mbajtur situatën në monitorim.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!