Nuk kanë frikë nga ata që kanë përballë. Skuadrave norvegjeze sot mund t’u qëllojë edhe të munden thellë, siç ndodhi me Bodo-Glimtin ndaj Bajernit, por gjithsesi ato dinë të sfidojnë edhe më të fortët.
Pikërisht Bodo-Glimt arriti një fitore të madhe dhe historike në fushën e vet këtë mesjavë në Champions, duke mundur Dortmundin.
Gjigandët gjermanë, nënkampionë të Europës në 2024, si dhe dikur kampionë e nënkampionë të kontinentit, u mposhtën 1-0, dhe nuk mund të thuhet se skandinavët vodhën ndonjë gjë.
Ndeshja ishte e fortë dhe mëkat që u luajt përballë vetëm 7900 spektatorëve, ndërsa vendasit bënë më shumë gjuajtje se gjermanët.
Goli I vetëm I sfidës u shënua në nisje të pjesës së dytë, në 52’, me autor lojtarin ofensiv, Fredrik Sjëvold.
Më pas, reagimi I Borusias nuk mjaftoi dhe një skuadër me buxhet dhe vlerë tepër superiore, u detyrua të pranonte një disfatë aspak të lehtë.
Mjafton të themi se Dortmund ka një ekip me vlerë rreth 590 milionë eurosh, ndaj vetëm 79 milionë euro që vlen Bodo Glimt.
Të dyja skuadrat kanë nga tri pikë, me nga një fitore e një humbje në dy ndeshjet e para.


