Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tiranë, 55 të arrestuar dhe 98 të proceduar penalisht pas protestës së dhunshme, 51 efektivë policie të lënduar

schedule10:04 - 15 Tetor, 2026

schedule 10:04 - 15 Tetor, 2026

55 persona janë arrestuar në flagrancë dhe 98 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës gjatë protestës së zhvilluar më 14 tetor në Tiranë. Sipas Policisë, gjatë tubimit janë dëmtuar institucione shtetërore, biznese, automjete dhe prona publike e private, ndërsa 51 punonjës policie kanë mbetur të lënduar.

Sipas njoftimit zyrtar, dhjetëra protestues të maskuar kanë hedhur gurë, sende të forta metalike, kapsolla dhe kokteje molotovi në drejtim të efektivëve të policisë, institucioneve shtetërore dhe subjekteve private.

Dëmtime janë raportuar në godinën e Ministrisë së Arsimit, ku janë thyer xhama dhe dëmtuar muret e kangjellat rrethuese. Gjithashtu, janë dëmtuar banka, institucione financiare, biznese, bankomate, kamera sigurie, semaforë dhe sinjalistika rrugore.



Sipas Policisë, protestuesit kanë vijuar aktet e dhunës edhe në disa akse të kryeqytetit, përfshirë bulevardet “Dëshmorët e Kombit” dhe “Gjergj Fishta”, rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe rrugën e Durrësit.

Një tjetër incident është regjistruar pranë Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku disa protestues kanë hyrë në rrethimin e godinës dhe kanë dëmtuar fasadën e xhamit dhe portën hyrëse. Gjithashtu, sipas autoriteteve, është djegur një automjet policie dhe janë dëmtuar tre automjete të tjera të parkuara.

Në vijim të hetimeve, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, policia ka arrestuar 55 persona, mes tyre edhe dy të mitur, përkatësisht 15 dhe 17 vjeç. Ndërkohë, 98 persona të tjerë janë proceduar penalisht.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në aktet e dhunës dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjeve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!