Gati një muaj pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë qeveria në Prishtine ka njoftuar ngritjen e një grupi pune për mbështetje institucionale në procesin e apelit për katër ish krerët e uçk.
Vendimi u miratua në mbledhjen e qeverisë këtë të mërkurë.
Aktgjykimin e shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e konsiderojmë të padrejtë juridikisht dhe moralisht, me pasaktësi faktike dhe historike, prandaj edhe punojmë që të bëhet korrigjimi i tij në shkallën e apelit. Siç kemi theksuar edhe më parë, për këtë nevojitet një strategji shtetërore e kombëtare, një organizim që i tejkalon dallimet partiake dhe bashkon institucionet rreth një qëllimi të përbashkët.
Kryeministri i Koosvës thotë se qëllimi është bashkërendimi i punës mes disa organeve ndërsa kryesues i tij do të jetë zv kryeministri dhe njëherësh ministri i jashtëm Glauk Konjufca.
Sot po themelojmë grupin punues të kryesuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca, me përfaqësim institucional dhe parlamentar për të bashkërenduar mbështetjen juridike, institucionale dhe diplomatike në funksion të procedurave të Apelit.
Për anëtarët e tjerë të grupit të punës dhe objektivat konkret të saj nuk u dha më tepër informacion, por ministri për vlerat e luftës Andin Hoti, në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, u ndal tek reagimet e ndërkombëtarëve dhe tek MOSBESIMI i tij se ndryshimet e Ligjit për specialen mund të prodhojnë rezultat konkret, duke ja lënë përgjegjësinë PDK-së.
Megjithatë, besoj se partia që i ka hartuar ndryshimet është konsultuar me aktorë të tjerë dhe me Apelin. Sa i përket kësaj çështjeje, do të shohim se çfarë strategjie do të ndiqet. Por, edhe unë personalisht, si Andin, nuk jam shumë i bindur se këto ndryshime do të sjellin rezultatet e nevojshme për të siguruar një mbrojtje të duhur.
Katër ish krerët e uck u dënuan me 81 vite burg, ndërsa mbrojtja ka afat deri në fund të nëntorit për të dorëzuar dosjen me pikat kryesore që kundërshtojnë nga vendimi i 16 shtatorit, në Apel.


