Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një ditë pas protestës/ Shkatërrim dhe frikë, pas dhunës në Tiranë

schedule15:13 - 14 Tetor, 2026

schedule 15:13 - 14 Tetor, 2026

Gjurmët e protestës së një dite më parë ishin ende të pranishme në rrugën e Durrësit në  Tiranë  mëngjesin e të mërkurës.

Një biznes i shkatërruar bie në sy. Nje kompani fajdesh, ndaj se ciles zemerimi mund te jete I justifikuar. Dyqanet afer saj, jane shkatwrruar. Por ndryshe nga kompania e fajdeve, asgje nuk ishte marre.

Pllakat e shkulura nga  trotuari janë ende aty. Ndryshe nga heret e tjera, autoritetet lokale nuk ishin nxituar te largonin mjetet e dhunes se nje nate me pare.  Guret e hedhur në drejtim të ministrisë së Arsimit  nuk ishin larguar nga oborri I saj  ndërsa  thuajse çdo dritare  xhamat I kishte të thyer.



Ndërsa një tjetër protestë ishte thirrur të mërkurën ne dreke, shumë  kalimtar dhe punonjës të bizneseve në këtë zonë druheshin të flisnin. Frika e nje nate me pare eshte ende e forte.

Nje shitëse fare pranë ministrisë tregon se me çfarë u përball   të  mërkurën.

Shumë prej bizneseve  u detyruan të mbyllin dyert me herët. Ndërsa të tjerë duket se nuk do të qëndrojnë gjatë në punë as të mërkurën.  Nje prej arterieve kryesore te kryeqytetit, ku linden dyqanet e para private, prej nates se te martes, jane kthyer pas ne kohe.

Tre kalimtar dhe dhe 2 protestuse sipas ministrisë së Shëndetësisë  vazhdojnë  të qëndrojne në mbikqyrjen e mjekëve për shkak të lëndimeve të marra në protestë.

Për dëmtim të insitucioneve publike dhe private  policia thotë se ka arrestuar në flagrancë 16 persona  dhe ka proceduar  penalisht për dhunë 49  protestues. Mes tyre, më i riu është 23 vjec. Të tjerët nuk kanë moshën  për të qenë student.

Një tjetër shenjë se protesta e të mërkurës nuk ishte për shkollën dhe se dëmet e saj nuk janë vetëm materiale. Synimi duket dhënia e një tjetër imazhi, nga ai që u dha në Luksemburg, i një Shqipërie që është pranë Europës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!