Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjobë 1.2 miliardë dollarë bankës së Amerikës/ Nuk raportoi 5 miliardë dollarë transferta të dyshimta

schedule14:13 - 14 Tetor, 2026

schedule 14:13 - 14 Tetor, 2026

Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara gjobiti me 1.2 miliardë dollarë Bankën e Amerikës pasi kjo e fundit dështoi në zbatimin e luftës kundër pastrimit të parave dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme.

Thesari raportoi se gjigandi bankar nuk arriti të raportojë në kohë më shumë se 5 miliardë dollarë transaksione të dyshimta, nga të cilat 1 miliardë dollarë përbënin rrezik për sigurinë kombëtare.

Banka nuk kishte sinjalizuar transfertat që mund të përfshin rrjetet kineze të pastrimit të parave apo edhe duke kryer shkelje të dukshme të programeve të sanksioneve duke përfshirë ato ndaj Rusisë dhe Iranit.



Sipas sekretarit të Thesarit, Scott Bessent ndëshkimi çon një mesazh të artë se institucionet më të mëdha financiare nuk janë mbi ligjin.

Ai shtoi se kur një bankë e kësaj madhësie nuk arrin të përmbushë detyrimet e saj kundër pastrimit të parave, pasojat shtrihen shumë përtej mureve të saj, duke e ekspozuar të gjithë sistemin financiar të Amerikës ndaj rreziqeve të konsiderueshme të financimit të paligjshëm.

Institucioni pranoi se ka shkelur me dashje Aktin e Sekretit Bankar të vitit 1970, I cili kërkon që bankat të ndihmojnë qeverinë në zbulimin dhe parandalimin e pastrimit të parave.

Kjo është gjoba e tretë më e madhe që Departamenti I Thesarit ka vendosur ndonjëherë. Më herët institucioni kishte gjobitur me 4 miliardë dollarë Binance në vitin 2023, bursës më të madhe të kriptovalutave në botë dhe me 3 miliardë dollarësh ndaj TD Bank.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!