TIRANË- Protestues të dhunshëm vazhdojnë edhe sot aktet e dhunës dhe përplasjen me policinë para Ministrisë së Arsimit.
Prej mesditës, ata kanë sulmuar ndërtesën e ministrisë dhe policinë. Protesta e sotme pason 9 orë dhune edhe kaosi dje në Tiranë, ku u lënduan 6 punonjës policie.
Policia arrestoi 16 persona që sulmuan uniformat blu dhe shkatërruan me dhunë e zjarr institucione shtetërore e biznese private.
Në një akt vandalizmi në Nunciaturën Apostolike në Tiranë, disa protestues hoqën edhe flamurin e Selisë së Shenjtë, veprim që u dënua nga Ministria e Jashtme./abcnews.al


