Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

schedule21:40 - 13 Tetor, 2026

schedule 21:40 - 13 Tetor, 2026

Ambasadorja e SHBA-ve në Greqi, Kimberly Guilfoyl ka reaguar pas kërkesës së presidentit Donald Trump për të dhënë dorëheqjen.

Përmes rrjeteve sociale, Guilfoyl mohon kategorikisht akuzat ndaj saj dhe thotë se do të mbrojë me vendosmëri emrin dhe integritetin.

Në atë që duket si deklarata e lamtumirës, Guilfoil vlerëson arritjet e administratës Trump gjatë mandatit të saj, duke veçuar marrëveshjet për eksportin e gazit amerikan drejt Evropës dhe forcimin e bashkëpunimit me Greqinë.



Më herët, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se i kishte kërkuar ambasadrores në Greqi të tërhiqej nga detyra pas akuzave për sjellje të papërshtatshme dhe shkelje të mundshme të ligjit.

Edhe vetë Trump kishte shprehur pakënaqësi ndaj ish- të fejuarës së djalit të tij.

Sipas raportimeve të  The Uall Street Journal, Guilfoil dyshohet se i kërkoi një prej donatorëve kryesorë të fushatës së Trumpit rreth 100 mijë dollarë për të shlyer borxhet e kartave të kreditit, në këmbim të aksesit te zyrtarë të lartë të administratës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!