Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tjetër skandal për Infantino/ Presidenti i FIFA merr dy rroga, por njëra e padeklaruar

schedule12:49 - 13 Tetor, 2026

schedule 12:49 - 13 Tetor, 2026

Nuk ka qetësi për Gianni Infantino. Presidenti i FIFA duhet të përballet me një tjetër skandal, pas një hetimi të gazetës britanike “The Times”. Sipas saj, zviceriani ka përfituar një pagë e dytë krahas asaj zyrtare, shpërblime të padeklaruara dhe një vilë luksoze në bregdetin e Miami. E përditëshmja ngre pikëpyetje mbi transparencën e pagesave të tij dhe respektimin e rregullave të vetë organit drejtues të futbollit botëror.

Sipas “The Times”, në vitin 2024 Infantino dyshohet se ka marrë mbi 1,6 milionë euro në pagesa shtesë nga zyra e organizimit të Kupës së Botës 2026, përtej shumës prej 4,57 milionë eurosh të deklaruar nga qeveria botërore e futbollit në raportin e saj vjetor.

Kjo shumë, siç sugjeron hetimi, nuk rezulton në pasqyrat financiare të organizatës. Burime të cituara nga gazeta tregojnë se pagesa të ngjashme, madje edhe më të mëdha, janë kryer gjithashtu në vitet 2025 dhe 2026. Çështja ngre shqetësime për transparencën; Neni 43 i Statutit të FIFA-s kërkon publikimin e pagesave individuale për Presidentin, anëtarët e Këshillit dhe Sekretarin e Përgjithshëm.



Miguel Maduro, ish-kryetar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s e cilëson këtë si një “shkelje të qartë” të rregullave dhe bën thirrje për një hetim të pavarur: “Presidenti duhet të paguhet shumë mirë, por kjo duhet të jetë transparente,” tha ai për “The Times”.

Sipas burimeve të cituara nga gazeta, një pjesë e kompensimit shtesë mund të lidhet me shpenzimet e strehimit të Infantinos në Miami, ku ai ka përdorur një vilë në zonën ekskluzive të “Sunset Islands”.

Një zëdhënës i pronarit të vilës deklaroi se presidenti i FIFA-s pagoi qira sipas çmimeve të tregut për tre vjet dhe nuk banon më aty. Nga ana e saj, FIFA pohon se përfitimet dhe shpërblimet menaxhohen nga nënkomiteti përkatës dhe u raportohen autoriteteve amerikane në përputhje me detyrimet, ndonëse nuk ka sqaruar pse shumat shtesë nuk figurojnë në raportin vjetor.

Këto zbulime vijnë në një kohë kur Infantino ndodhet tashmë nën presion lidhur me planin e braktisur për t’u ofruar investitorëve aksione në organizimin e Kampionatit Botëror. Por, ky zbulim I fundit minon më tej misionin e zvicerianit për një tjetër madat në krye të FIFA./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!