Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hapet “Pasqyra e çmimeve”/ Ozuni: Nisma është pozitive, por duhet studiuar

schedule22:23 - 12 Tetor, 2026

schedule 22:23 - 12 Tetor, 2026

Platforma “Pasqyra e Çmimeve” nisi funksionimin me synimin për të rritur transparencën mbi çmimet e produkteve në treg.

Eksperti Ferjolt Ozuni deklaroi se nisma të tilla duhet të mbështeten në një bazë të qartë ligjore, nëse synohet që të zbatohen në një perspektivë afatgjatë. Ai theksoi gjithashtu nevojën për studime të mëtejshme, për të vlerësuar ndikimin ekonomik dhe problematikat që mund të shfaqen gjatë zbatimit.

Ozuni u shpreh se është pro këtyre nismave, por ngriti shqetësime për ndërhyrjen në treg dhe pasojat që ajo mund të ketë për operatorët ekonomikë.



“ Nëse duam në afatgjatë nisma të tilla, kjo marrëveshje duhet të konvertohet në bazë ligjore. Duhen disa studime.

Jam pro këtyre nismave, fakti që e vë në dyshim ndërhyrjen e tregut e shoh në planin ekonomik, sepse cenohem unë si operator dhe nesër më vjen radha edhe mua. Nëse mund të dalin dhe problematika të tjera, në zbatim të punonjësit, sepse shpeshherë qeveria ka dështuar me zbatimin, sepse kanë qenë në rregull projektet.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!