Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story”, ka komentuar zhvillimin e kullave në Shqipëri, duke theksuar se ato janë tregues të zhvillimit të vendit, por duhet të ndërtohen në mënyrë harmonike dhe logjike.
Ai ngriti pikëpyetje mbi kapacitetet e tregut shqiptar për të përthithur biznese të mëdha që do të zinin hapësirat e këtyre ndërtesave. Sipas Minxhozit, ndërsa interesi i turistëve të huaj për Shqipërinë është rritur ndjeshëm, mbetet e paqartë nëse ka një interes të ngjashëm nga bizneset ndërkombëtare.
“Kullat janë tregues i një vendi që po zhvillohet. Zhvillimi duhet të jetë harmonik dhe logjik dhe nuk duhet të jetë i tillë që të krijojë çiban rrugës.
Një pyetje që më vjen natyrshëm, është që vërtet që kullat po përdoren me biznese, vërtet ne kemi kapacitete që t’i mbushim me biznese të mëdha.
Nuk di që në Shqipëri të ketë biznese të mëdha botërore, për të marrë kate për biznese. Interesi ndaj Shqipërisë është shtuar shumë për ta parë . Ka turistë që vijnë nga të katërta anët e botës, por jo biznese”, tha Minxhozi.


