Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Presion mbi parqet në Tiranë”/ Minxhozi: BE ka rregulla të qarta për urbanistikën

schedule20:29 - 12 Tetor, 2026

schedule 20:29 - 12 Tetor, 2026

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, ngriti shqetësimin për ndërtimin e kullave në Tiranë dhe ndikimin e tyre në hapësirat publike.

Ai theksoi tkurrjen e parqeve dhe zonave të gjelbra në kryeqytet, duke kritikuar betonizimin e lulishteve dhe prerjen e pemëve. Minxhozi vuri gjithashtu në pikëpyetje burimin e financimit të këtyre projekteve dhe vendndodhjen e tyre.

Sipas tij, zhvillimi urban duhet të respektojë hapësirat e gjelbra dhe rregullat europiane për urbanistikën.



“Si një banor i këtij qyteti dua të shpreh atë pjesë të shqetësimit tim, që ka të bëjë me burimin e parave që derdhen në këto projekte dhe vendndodhjen e tyre, nëse përbëjnë një shqetësim për qytetin. Subjekti që ne analizojmë është aq i gjerë, sa ka disa vlerësime.

Tema plotësohet edhe më tej. Duke e marrë të mirëqenë që hapësirat publike kanë ardhur duke u tkurrur, ka ardhur puna sa ne të dallojmë ato hapësira publike që kanë emërtimin park dhe hapësirë e gjelbër. Nuk e shoh të arsyeshme që pjesë e madhe e lulishteve dhe parqeve të marrin një presion dhe një trusni e tillë, që atje të shkulen pemë dhe bar dhe të hidhet beton.

Ka ndodhur një tkurrje e hapësirave të gjelbëra në qendrën e Tiranës, që për mua është anormale. Po shkojmë drejt një unioni që çështje e ambientit i ka një fe më vete, nuk duhet që disa gjëra të tilla t’i bësh në kryeqytet. BE ka rregulla të qarta për urbanistikën”, tha Minxhozi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!