Kremlini ka hedhur poshtë propozimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për një armëpushim 60-ditor, i cili do t’i mundësonte Ukrainës të zhvillonte zgjedhjet presidenciale.
Moska deklaron se synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë paqeje, dhe jo një ndërprerje të përkohshme të luftimeve.
Zelensky i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të pranojë një armëpushim të plotë për 60 ditë, në mënyrë që Ukraina të organizojë zgjedhjet presidenciale. Propozimi u bë gjatë një interviste për emisionin “This Week” të rrjetit amerikan ABC.
Megjithatë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi të hënën se Rusia nuk kërkon një armëpushim të përkohshëm, por një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktin.
“Ne nuk duam armëpushim. Ne duam paqe afatgjatë dhe jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta arritur atë”, u shpreh Peskov, duke iu referuar qëndrimit të përsëritur të presidentit Putin dhe zyrtarëve rusë.
/abcnews.al/


