Luajnë jo larg prej nesh. Po flasim për dy futbollistë shqiptarë, Indrit Tuci, dhe Jon Mersinaj, të cilët ishin protagonistë këtë fundjavë për ekipet e tyre.
Tuci në Slloveni dhe Mersinaj në Kroaci shënuan gola, ndonëse rezultatet nuk i patën njësoj.
Sulmuesi shkëlqeu me d gola në barazimin 3-3 që Olimpija e Ljubljanës arriti në shtëpi ndaj Murës Në Ligën e Parë sllovene.
Shqiptari I dha të vetëve epërsinë 2-0, me dy golat në minutat 31 e 52, por për fat të keq fitorja nuk u ruajt.
Tuci ka 3 gola në 6 javë kampionat, ende larg kreut të renditjes për Këpucën e Artë, por nëse vazhdon me këtë ritëm, mund ta pretendojë suksesin.
Mersinaj, ndërkaq, po nis të luajë në Ligën e Parë të Kroacisë, dhe kjo falë huazimit tek Slaven Belupo, pasi nuk pati minuta në Osijek.
Ai e festoi ndeshjen e tretë, si I huazuar në ekipin e ri, duke shënuar në fitoren e madhe në shtëpi ndaj Rijekës.
Ish-kampionia, një nga tre klubet më të pasur në Kroaci, bashkë me Dinamon e Zagrebit dhe Hajdukun, kryesoi herët, por pastaj mbrojtësi 27-vjeçar shqiptar barazoi në 35’.
Pas pushimit, vendasit arritën një sukses të famshëm, me shifrat 4-1, për të cilin do të flitet gjatë dhe pjesë ishte edhe ish-lojtari I Lokomotivës së Zagrebit, që ka luajtur një herë për kombëtaren.


