Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

City bën ligjin në “Anfield”/ I rrezikuar nga dënimet, por shkatërron 3-0 Liverpool

schedule12:54 - 12 Tetor, 2026

schedule 12:54 - 12 Tetor, 2026

Frika për një dënim të mundshëm vijon të qëndrojë si “tehu i gijotinës” mbi Manchester City. Por në pritje të vendimit final, duket se skuadra në fushë nuk po e ndjen aspak presionin.

Të besuarit e Enzo Maresca triumfuan 3-0 në fushën e Liverpool, në atë që konsiderohej si një “finale” e parë në këtë sezon të Premier League.

Sfida e luajtur në “Anfield Road” dhuroi spektakël, ndërsa fati i saj u vendos vetëm në pjesën e dytë. Me shumë pengje largohet nga “tempulli” i tij Liverpool, që dominoi me lojë dhe raste deri në episodin që ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.



Në minutën e 62-të, Gravenberch doli nga fusha me karton të kuq, duke lënë të zotët e shtëpisë me dhjetë lojtarë. Nga ky moment, gjithçka foli për “Cityzens”, që tre minuta më pas shënuan golin e epërsisë me Haaland.

Ndeshja u bë më e lehtë për miqtë, që në të 68-ën gjetën edhe dyfishimin me Jeremy Doku. Ky gol shuajti përfundimisht shpresat e Liverpool, ndërsa Manchester City do të jepte goditjen e “KO” në minutën e 78-të.

Ryan Cherki shënoi golin e tretë për të vulosur fitoren e madhe të skuadrës së tij. Me këtë sukses, “Cityzens” mbeten në vendin e parë të klasifikimit në Premier League, duke kthyer sërish diferencën prej tre pikësh me kampionët në fuqi të Arsenal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!