Gjykata ka rrëzuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të paraqitur nga Denis Meçe dhe Leonidha Guce, të akuzuar në lidhje me vrasjen e Egli Progës.
Seanca e radhës gjyqësore ndaj dy të akuzuarve ka përfunduar këtë të hënë, ndërsa gjykata ka vendosur që çështja të vijojë me gjykim të zakonshëm.
Në seancën e kaluar, Meçe dhe Guce kishin kërkuar të përfitonin nga procedura e gjykimit të shkurtuar, e cila parashikon shqyrtimin e çështjes pa zhvilluar procesin e zakonshëm të marrjes së provave në gjykim.
Megjithatë, kërkesa e tyre nuk është pranuar nga gjykata, duke bërë që procesi të vijojë sipas procedurës së zakonshme.
Në vijim pritet të shqyrtohen provat dhe rrethanat e çështjes, në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e Egli Progës.
/abcnews.al/


