Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zelensky sfidon Putinin: Nëse Moska ndalon luftimet për dy muaj, organizojmë zgjedhje

schedule17:05 - 11 Tetor, 2026

schedule 17:05 - 11 Tetor, 2026

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi të dielën se Ukraina mund të organizojë zgjedhje nëse Rusia pranon një armëpushim të plotë për 60 ditë.

Deklarata vjen në përgjigje të thirrjes së presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Ukraina duhet të zgjedhë një president të ri që do të pranonte t’i jepte fund luftës.

Në një intervistë televizive për ABC News, Zelensky theksoi se zgjedhja e udhëheqësit të vendit është në dorën e popullit ukrainas.



“Para së gjithash, me gjithë respektin për presidentin Trump, i takon shoqërisë sonë, popullit tonë, të zgjedhë një udhëheqës ose një tjetër”, deklaroi presidenti ukrainas.

Zelensky tha se i kishte përcjellë ekipit të Trumpit një propozim konkret, duke argumentuar se organizimi i zgjedhjeve do të ishte i mundur nëse Moska do të pranonte ndërprerjen e plotë të luftimeve për dy muaj.

“Nëse vërtet dëshironi që Ukraina të mbajë zgjedhje, ju lutemi, thuajini Putinit të na japë dy muaj, 60 ditë armëpushim të plotë, 60 ditë, dhe ne do t’i organizojmë zgjedhjet”, u shpreh Zelensky.

Menjëherë pas deklaratës së presidentit ukrainas, reagoi Trump, i cili shkroi se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim energjetik, një pretendim i bërë disa herë nga presidenti amerikan, por i pambajtur nga ana e Rusisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!