Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Sirena” spanjolle për Hysajn/ Elche në La Ligën e Spanjës interesohet për lojtarin kuqezi

schedule19:59 - 10 Tetor, 2026

schedule 19:59 - 10 Tetor, 2026

Padyshim që momenti është I vështirë.

Elseid Hysaj mund të jetë rekordmen I ndeshjeve me kombëtaren shqiptare, dhe rekordmeni kuqezi I ndeshjeve në Serinë A, por edhe pse jo shumë I vjetër, nuk po gjen dot ekip për të luajtur.

Gjithsesi, shanset mbeten dhe pas rënies së pistës “Bolonja”, lajmet janë që për mbrojtësin ka interesim nga Spanja.



Është Elçe, klubi I elitës, që komentohet se është duke shqyrtuar shqiptarin si mundësi për ta pasur në ekip.

Sipas mediave në Romë, pra në Itali, klubi spanjoll dëshiron të ketë më shumë potencial në përbërje, më shumë përvojë që ka luajtur 315 ndeshje në elitën e futbollit italian.

Po ashtu, shkruhet se Hysaj sigurohet që do të ketë një rol të rëndësishëm, ndërsa Elçe po lufton që të mos bjerë nga kategoria.

Vitet e fundit, mbrojtësi I djathtë ka luajtur gjithnjë e më pak tek Lacio, me vetëm 5 ndeshje sezonin e kaluar dhe 11 në edicionin 2024-2025.

Duken të largëta ditët kur 32-vjeçari ishte në fushë 34 herë në kampionatin italian në 2022-2023, ndonëse Hysaj nuk pritet që të heqë dorë.

Ndoshta, në janar do ta shohim sërish në një kampionat të rëndësishëm, ndërsa vetë futbollisti dëshiron të ruajë standardet edhe sa I takon rrogës, sepse ka qenë një nga më të paguarit tek Lacio, dhe në kombëtaren shqiptare.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!