Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zbulohen 25 makineta të paligjshme për lojëra fati te Kodra e Priftit/ Tiranë, arrestohen dy persona

schedule09:42 - 10 Tetor, 2026

schedule 09:42 - 10 Tetor, 2026

Modifikonin me programe ilegale makineta të kontrabanduara dhe ua shisnin organizatorëve të lojërave të fatit. Në pranga një 53-vjeçar dhe një 67-vjeçar.

Një magazinë në zonën e Kodrës së Priftit ishte kthyer në ambient për modifikimin e makineta­ve të kontrabanduara, të cilat dyshohet se përdoreshin në organizimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Policia ka arrestuar dy persona, të identifikuar me inicialet A. S., 53 vjeç, dhe S. K., 67 vjeç, në kuadër të operacionit të koduar “Interceptimi”.

Sipas njoftimit të Policisë, 53-vjeçari kishte marrë me qira magazinën, ku në bashkëpunim me 67-vjeçarin dyshohet se kontrabandonte makineta nga shtetet fqinje. Pajisjet më pas modifikoheshin përmes programeve elektronike të vjedhura dhe ndërhyrjeve elektromagnetike, sipas kërkesave të personave apo subjekteve të përfshira në organizimin e lojërave të fatit.



Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë. Hetimi përfshiu metoda speciale, si dhe monitorimin dhe interceptimin e valëve elektronike.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 25 makineta (slot machine), katër telefona celularë, dy laptopë dhe një njësi kompjuterike, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në vijim të hetimeve.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të dyshuar kriminale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!