Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Bashkimi Evropian për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikën industriale.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e cilësoi këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm në rrugën e integrimit evropian të vendit, duke theksuar se tashmë nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik të Shqipërisë.
Sipas kryeministrit, përparimi në negociata krijon perspektiva të reja për investimet, inovacionin, rritjen e konkurrueshmërisë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
“Shqipëria mbyll kapitullin e parë, nis numërimi mprapsht i kohës drejt objektivit historik. Drita jeshile nga BE për mbylljen e negociatave të Kapitullit 20 forcon perspektivën për investime, inovacion, konkurrueshmëri dhe punësim”, shkruan kryeministri Edi Rama në facebook.
Mbyllja e negociatave për këtë kapitull përbën një tjetër etapë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ndërsa vendi vijon punën për përmbushjen e kritereve dhe standardeve të kërkuara nga BE-ja.


