Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga NBA, në aksioner futbolli/ Numri 1 i basketbollit amerikan, Shai, blen aksione tek Atletico

schedule12:45 - 9 Tetor, 2026

schedule 12:45 - 9 Tetor, 2026

Njihet mirë se çfarë është në gjendje që të bëjë.

Shei Gilgës Aleksandër jo më kot është shpallur dy vjet rresht basketbollisti më I mirë në NBA, duke lënë pas periudhën 3-vjeçare të dominimit të yllit të Serbisë, Nikola Jokiç.

Pikërisht ky emër I shquar I koshit, kampion në Shtetet e Bashkuara në 2025, dhe nënkampion në 2026, ka vendosur të përfshihet edhe në futboll.



Jo në fushën e lojës, pasi I mjafton parketi amerikan, por në rolin e aksionerit.

E përditshmja spanjolle, “Marka”, njofton se Shei është bërë aksioner I Atletikos së Madridit, një veprim që habit jo pak, ndoshta edhe sepse as nuk ishte folur më parë për këtë gjë.

Këtë lajmërim e dha edhe vetë klubi kryeqytetas, me një foto të yllit të koshit me tutat sportive të Atletikos.

Gilgës Aleksandër sqaron se iu bashkua vlerave të Atletikos, të një klubi që ai e cilëson me emër dhe histori të madhe në futbollin europian.

Nuk dihet se çfarë e nxiti kanadezin të bashkohej me kastilianët, por padyshim që ka pasur lobim në prapaskenë që nga Madridi.

Shei do të përpiqet të fitojë titullin në NBA këtë vit me Oklahomën e tij, titull që vjet ia mori Nju Jorku, ndërsa Atletiko do të synojë të thyejë hegjemoninë e Barcelonës dhe Realit në La Ligën e Spanjës, ndonëse do ta ketë të vështirë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!