Sondazh

Vendimi i Hagës:

  • Dështim i politikes shqiptare për të mbrojtur historinë 50%
  • Përpjekje e Europës për të barazuar viktimën me agresorin 50%
Loading ... Loading ...
 

Kishin hapur exchange pa licencë, ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona

schedule11:07 - 9 Tetor, 2026

schedule 11:07 - 9 Tetor, 2026

Ekzekutohen 11 masa sigurimi personal “Arrest në shtëpi” dhe 3 masa sigurimi “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, për 14 shtetas.

“Në zbatim të vendimit të gjykatës, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” për shtetasit: Etland Dhamo, Hasan Shametaj, Enis ikonomi, Admir Iljazi, Laurenc Toska, Luan Zenelaj, Fatmir Dervishaj, Viktor Binaj, Denis Arapi, Rinush Stavri, Çlirim Sino.

Për shtetasin Ç. S., nisi procedimi penal, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një armë sportive tip pistoletë, dy mjete prerëse dhe një fishek, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.



Gjithashtu, u ekzekutuan masat e sigurisë “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” për 3 shtetase të tjera.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në njësitë tregtare dhe banesat e shtetasve të përfshirë në hetim, u gjetën dhe u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash në monedha të ndryshme, konkretisht:

* 4 461 000 lekë;

* 92 390 euro;

* 8 215 paund;

* 19 022 dollarë;

* 220 franga;

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!