Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në treg.
Pas mbledhjes së sotme, Bordi vendosi uljen e çmimit të naftës me 4 lekë. Nafta do të shitet 213 lekë/litri.
Gjithashtu, Bordi caktoi çmimin për benzinën, që do të shitet 194 lekë/litri.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 9 ora 13:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit./abcnews.al


