Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar reformën territoriale dhe mënyrën e organizimit të pushtetit vendor, duke u ndalur te kompetencat dhe tendenca për centralizim.
Minxhozi tha se Shqipëria në të kaluarën kishte një shtet që prodhonte gjithçka, duke e cilësuar atë si një eksperiencë të keqe.
Sipas analistit, respektimi i kompetencave të pushtetit të zgjedhur me votë është i rëndësishëm, ndërsa shtoi se zhveshja e tij nga kompetencat krijon një tendencë drejt centralizimit.
Ai u shpreh se reforma nuk duhet të lidhet me presionin elektoral dhe solli si shembull proceset e riformatimit të hartave zgjedhore në Shtetet e Bashkuara.
“Dikur kishim një shtet që prodhonte dhe mentesha, xhami në Kavajë. Kemi pasur një shtet që bënte të gjitha gjërat dhe ajo ka qenë eksperienca e keqe. Një nga arsyet që kishte ishte që do bënte të gjitha. Që të respektosh kompetencat e një pushteti që zgjidhet me votë, dhe e zhvesh, tendenca është drejt centralizimit, por pa shtuar kompetencat. Kjo nuk bëhet për vota, nuk ka presion. Në këtë prizëm, një vend si Amerika, Teksasi futet dhe riformaton shtetin për 5 senatorë. Gjithë shtetet riformatojnë hartat për votë. Nuk ka presion elektoral.”


