Në emisionin “Real Story” në ABC News, analistët Albatros Rexhaj dhe Ergys Mërtiri janë përfshirë në një debat lidhur me rritjen e të ardhurave të shtetit dhe ndikimin e sektorit të ndërtimit.
Rexhaj deklaroi se të ardhurat e shtetit nuk kanë rënë, por përkundrazi janë rritur.
“Të ardhurat e shtetit nuk kanë rënë, përkundrazi janë rritë”, tha Rexhaj.
Ndërsa Mërtiri argumentoi se rritja e të ardhurave lidhet me zgjerimin e sektorit të ndërtimit, të cilin ai e lidhi me përdorimin e parave të pista.
“Shtetit i janë rritur paratë sepse është rritur ndërtimi për shkak të parave të pista”, u shpreh Mërtiri.
Rexhaj kundërshtoi këtë qëndrim, duke thënë se rritja e të ardhurave nuk mund të shpjegohet përmes ndërtimit apo pretendimeve për para të pista.
Ai gjithashtu e cilësoi si propagandë negative ndaj vendit, duke sjellë në debat edhe situatën në vendet e tjera të rajonit.
“Nuk shpjegohet kjo me ndërtimin apo paratë e pista. Kjo është turp. Vetëm shqiptarët lekë të pista. Krimin e organizuar shqiptarët nuk e kanë shpikur, ne marrim namin. Çfarë është kjo propagandë kundër vendit tënd. Nuk shkon ajo sepse jemi popull që ndërtojmë. Shkon në Maqedoni, koha është ndalë. Shkon në Serbi, koha është ndalë”, tha Rexhaj.
/abcnews.al/


