Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Territorialja/ “ Zvogëlimi nuk ka logjikë”, Kreu i LZHK: Debati është politik, Rama e bën siç do vetë sepse ka votat!

schedule20:32 - 8 Tetor, 2026

schedule 20:32 - 8 Tetor, 2026

Kreu i LZHK Dashamir Shehu ka komentuar reformën territoriale, duke e cilësuar atë si një vazhdim të reformës së vitit 2014. Shehu tha se reforma e mëparshme kishte një logjikë në kohën kur u miratua, ndërsa sipas tij, ndryshimet e reja nuk kanë të njëjtën bazë.

Shehu theksoi se reforma, sipas tij, nuk duhet të shihet si ndarje territoresh, por si një proces që bashkon komunitete, duke iu referuar edhe filozofisë së Kartës Europiane.

Deputeti e cilësoi debatin si më shumë politik dhe tha se idetë e tij për reformën nuk janë marrë parasysh.



“ Kjo reformë është vazhdim i asaj të 2014. Ajo kishte një logjikë më parë, për këtë lloj zvogëlimi nuk ka logjikë. Pse ka nevojë për reformë?

Para 10 vitesh u bënë, të paktën duhet të rrinë për dy dekada. Reforma nuk ndan territore. Ne bashkojmë komunitete, është koncept tjetër. Kjo është esenca dhe filozofia e Kartës Europiane. Debati është më shumë politik, qytetarët që janë atje nuk e dinë. Unë i kam dhënë idetë e mia, si kanë dashur as atëherë as sot. Rama thotë do e bëj si dua unë, pse? Sepse ka votat! Po të mos kishte 84 vota, a do kalonte në konsensus? Debat tjetër.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!