Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Minxhozi për Reformën Territoriale: E shoh me rezervë, skema me 61 bashkitë largoi shërbimet nga qytetari

schedule20:23 - 8 Tetor, 2026

schedule 20:23 - 8 Tetor, 2026

Analisti Skënder Minxhozi ka komentuar Reformën Territoriale në emisionin “Real Story” në ABC News, duke shprehur rezerva për mënyrën se si është zbatuar dhe ndikimin e saj në eficiencën e pushtetit vendor.

Minxhozi u shpreh se skema aktuale me 61 bashki ka krijuar probleme në ofrimin e shërbimeve dhe, sipas tij, i ka larguar ato nga qytetari.

Sipas analistit, Reforma Territoriale duhej të ishte diskutuar dhe negociuar edhe me opozitën.



“Unë e shoh si risk të shtuar për eficiencën e pushtetit vendor në të ardhmen. Skema me 61 bashki ka krijuar mungesë, apo ka larguar shërbimet nga qytetari i thjeshtë. Pra është një reformë që për mendimin tim nuk është trajtuar në anën që do të duhej. Sepse e para do të duhet të ishte negociuar me opozitën dhe jo të gjuante votën e fundit brenda socialistë.  Dhe në kushtet kur eficienca e pushtetit në raport me interesin publik me qytetarin është shumë e ulët sepse gjithçka funksionon avash. Pra Shqipëria si një demokraci që funksionon me ngecje nuk do të duhet të ishte kjo drejt centralizimit, por drejt decentralizimit me gjithë risqet që vetë decentralizimit propozon. Unë e shoh me rezervë”, tha mes të tjerash ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!